Telegrafi

Thaçi: Mbaj përgjegjësi personale për humbjen, do t’i përkrahim deputetet e Besës

BDI është humbëse katastrofale e këtyre zgjedhjeve, ndërsa vetë unë mbaj përgjegjësi për humbjen e PDSH. I uroj sukseset më të sinqerta Lëvizje BESA, dhe deputetët tanë janë në mbështetje të tyre.

Kështu është shprehur kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, pas rezultatit të dobët të partisë së tij në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Zhurnal, Thaçi ka deklaruar se Lëvizja BESA është forcë e akademikëve të rinj dhe se nuk ka lidhje me financimin nga Turqia./Telegrafi/