Site icon Telegrafi

Thaçi si kurrë më parë, me fjalë të mëdha për Rugovën

Në një intervistë për gazetën Bota sot ka thënë se ai ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës., andaj e cilëson si njeri të vlerave.

“Ju e shihni që në zyrën time e kam fotografinë e presidentit Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiut, Behgjet Pacollit, presidentes Jahjaga. Rolin e secilit e vlerësoj. Presidenti Rugova ka qenë presidenti i parë i Kosovës së para pavarësisë, i angazhimeve, për padëgjueshmërinë e qytetarëve ndaj Serbisë, i kultivimit të raporteve të Kosovës me SHBA-të dhe botën perëndimore, dhe në të njëjtën kohë besoj që ka dhënë kontributin e vet, brenda mundësive dhe potencialeve të tij, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, për mua mbetet një personalitet i njohjes së vlerave dhe kontributit për lirinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Exit mobile version