Telegrafi

Thaçi shkruan pas deklaratës së Merkelit, kërkon njohje nga 5 vendet e BE-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila tha se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan.

Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka bërë thirrje që të bindin 5 shtetet e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Serbinë që ta njohin Kosovën.

Lexo po ashtu Merkel: Kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të paprekshëm

“Përshëndes deklaratën e Kancelares Merkel për paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor. E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë, është që shumica e anëtarëve të BE të bindin 5 nga shtetet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur si dhe # Serbia, të njohin Kosovën brenda këtyre kufijve. Sa më parë që ndodhë kjo, aq më mirë për rajonin”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/