Site icon Telegrafi

Thaçi i shkruan Osmanit, i kërkon mbajtjen e seancës sot në orën 16:00

Pas shkresës së djeshme që Sekretari i Presidencës së Kosovës i ka dërguar Sekretarit të Kuvendit të Kosovës, ku Kuvendit i është kërkuar organizimi i një seancë parlamentare në mënyrë që presidenti Thaçi t’u drejtohet deputetëve për vizitën dhe takimet e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot edhe vetë presidenti Thaçi i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Thaçi e ka njoftuar kryetaren e Kuvendit se në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës kërkon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Lexo po ashtu Vizita në SHBA, Thaçi kërkon seancë që t’u adresohet deputetëve

Ai ka kërkuar nga Osmani që të bëhen përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e kësaj seance, sot në orën 16:00.

Deri më tani, Kuvendi ende nuk i është përgjigjur asnjërës prej shkresave të Presidencës. /Telegrafi/

Exit mobile version