Site icon Telegrafi

Thaçi: Së shpejti qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë me ata të BE-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas votimit të Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën tha se është i bindur që brenda një periudhe të shkurtër do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane, lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Me më shumë se 2/3 e votave të eurodeputetëve, Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ky është një mesazh i qartë edhe për institucionet e tjera vendimmarrëse në Bashkimin Evropian. Jam i bindur se brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët tanë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet të mundimshëm, së shpejti do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian. Si President i Republikës së Kosovës, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, i falënderoj eurodeputetët për këtë vendim të drejtë”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version