Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Italisë në vend, Karlo Romeo, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/