Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi duke iu referuar Lajcak në cilësinë e ish-kolegut, e ka sugjeruar ta njoh Pavarësinë, e jo të jep këshilla bujare për Kosovën.
Thaçi ka theksuar se Pavarësia, Ushtria, dhe barazia në Evropë janë të panegociueshme.
“I nderuar ish kolegu, Miroslav Lajcak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën – ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vjenë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Evropë janë të panegociueshme”, shkruan Thaçi në Twitter, transmeton Telegrafi.
Reagim kishte edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në vend se të predikojë, Hoxhaj tha se Sllovakia duhet të bëhet shembull me veprimet e veta. /Telegrafi