Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Prishtina i ndjek me kujdes ngjarjet në Maqedoni dhe rajon. Ai ka porositur se ‘përdorimi i dhunës është e papranueshme’, njofton agjencia Beta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Tani për tani tensionet në Maqedoni janë vetëm politike dhe jo-etnike. Megjithatë, për pamundësimin e tensioneve etnike, zgjidhja është tërësisht zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe hapërimi i pozitës të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Maqedoni’, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/