Telegrafi

Thaçi pret ish-presidentin Clinton me ceremoni shtetërore (Foto/Video)

Ish-presidenti i SHBA-së dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton ka arritur tashmë në Kosovë.

Clinton ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ndërkohë, presidenti Clinton është pritur nga presidenti Hashim Thaçi, me një ceremoni shtetërore.

Pritet që gjatë takimit, pritet që Thaçi ta dekorojë presidentin Clinton me “Urdhrin e Lirisë”.

Përveç takimit me presidentin Thaçi, ish presidenti amerikan pritet të ketë edhe një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Clinton po qëndron në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të vendit dhe kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë. /Telegrafi/