Site icon Telegrafi

Thaçi pret në takim Cakajn, e falënderon për kontributin e dhënë për raportet Kosovë-Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur në një takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Cakajn, për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Në procesin e konsolidimit të shtetit tonë, të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohje të pavarësisë, kërkohet një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës, unë mendoj që ministri Cakaj më të vërtetë i ka dhënë një dinamikë të re, një shpirt të ri kësaj fryme të afirmimit të konsolidimit të Kosovës, ku do në botë në çdo instancë ndërkombëtarë ku merr pjesë Shqipëria. Në emër të institucioneve shpreh falënderime për kontributin që keni  dhënë”, ka pohuar Thaçi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Cakaj: Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë

Në anën tjetër, ministri Cakaj tha se Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e agjendës së tij.

“Kosova ka qenë që nga dita e parë kur e kam marrë detyrën pjesë e agjendës sime, kemi qenë të fokusuar në konsolidimin e shqiptarëve në rajon. Kemi qenë të angazhuar për njohjen e Kosovës, kemi bërë më të mirën që kemi mundur”, ka thënë ai.

Për Cakajn kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë, ai gjatë ditës pritet të takojë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version