Telegrafi

Thaçi: Pres që qytetarët masivisht të dalin të votojnë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale e ushtroi nëobjektin “Kopshti i Vjetër” në vendvotimin 1968/1.

“Besoj se sot do të kemi zgjedhje të suksesshme. Pres që qytetarët masivisht të dalin të votojnë për një proces të rëndësishëm siç janë zgjedhjet presidenciale, por edhe punë shumë më të rëndësishme që do të thotë se ne sot në fund vulosim për rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së”, deklaroi Thaçi.

Sipas KSHZ-së deri në orën 10:00 jehona e votuesve është 6.31 përqind.

Sot po zhvillohet rrethi i dytë për zgjedhjet presidenciale ku garojnë Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski./Telegrafi/