Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo.
Kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadores Lobbezzoo, derisa ka theksuar se Holanda është partner i rëndësishëm për Kosovën.
Thaçi në veçanti tha se sa i përket integrimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave, vendi ynë ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët evropianë.
“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim në agjendën e saj evropiane”, përfundoi Thaçi. /Telegrafi/