Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për caktimin e ditës për mbajtjen e seancës plenare për votimin e Qeverisë, ka thënë se vendit i duhet një Qeveri stabile që respekton obligimet kushtetuese.
Ai këto komente i ka bërë pasi bëri homazhe të busti i heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij.
Me këtë rast, Thaçi lartësoi veprën dhe angazhimin për lirinë e Kosovës. /Telegrafi/