Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur Komisionin Ndërkombëtar për, siç ka thënë ai, punën profesionale që ka bërë në demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Përshëndes punën profesionale të komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Vlerësimi i komisionit ndërkombëtar, me inicimin e presidentes Jahjaga, ka dhënë përgjigje të saktë dhe profesionale rreth kësaj çështjeje. Kosova do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përmbyllur edhe procesin e demarkacionit mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, ka shkruar Thaçi.