Telegrafi

Thaçi për 8 Mars: Gratë, simbol i zhvillimit dhe qytetërimit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se gratë janë simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është vetëm një ditë simbolike e juaja. Ju, nëna, gra dhe vajza jeni simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend. Nderimi, respekti dhe dashuria ndaj jush nuk shteron asnjëherë”, shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/