Site icon Telegrafi

Thaçi: PDSH mbështet Stevo Pendarovskin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin “Click plus” në TV21 foli për ndodhitë aktuale politike në vend.

Thaçi tha se Partia Demokratike Shqiptare do të mbështet kandidatin koncensual Stevo Pendarovskin ndërsa për kandidatin e opozitës shqiptare Blerim Reka nënvizoi se ai ka qenë ambasador i emëruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe më parë ka nënshkruar peticion kundër hyrjes së PDSH-së në Qeveri për shkak se nuk i ka fituar zgjedhjet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Menduh Thaçi ceku se në rrethinë e dytë, opozita shqiptare nuk mund të bëj pazare për shkak se nga njëra anë nuk mund të bëj thirrje të votohet OBRM-PDUKM për shkak se votuesit nuk binden ndërsa nuk mund të bëhet thirrje në votimin për kandidatin nga pushteti për shkak se Pendarovski vjen pikërisht nga pushteti.

Menduh Thaçi rikujtoi se në vitin 2014 ka pasur një luftë të ashpër nga BDI kundër kandidatit të vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale Iljaz Halimi dhe se nga 32 mijë vota për pak kohë PDSH rriti në mbi 60.000 vota që dëshmon edhe njëherë luftën kundër PDSH-së dhe Iljaz Halimit.

Në pyetjen se a e mbështet PDSH Stevo Pendarovskin për shkak të marrëveshjes mes Thaçit me Zaevin për lirim nga burg, ai u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë. “Unë do të kërkoj pafajshmërinë time”, tha Thaçi duke shtuar se për të më rëndësishme gjyqi publik që është bërë ndaj tij./Telegrafi/

Exit mobile version