Site icon Telegrafi

Thaçi: PDSH-ja do të angazhohet edhe për projekte ekonomike dhe politike

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubim në Dobërdol. Lideri i partisë, Menduh Thaçi, e prezentoi programin zgjedhor si dhe kandidatët për deputetë të njësisë së dytë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“PDSH do të punojë në dy sfera, projekte ekonomike dhe politike. Në aspektin ekonomik më e rëndësishme është të mos ketë buxhet diskriminues, të ketë sistemim të drejtë dhe proporcional në buxhetin e vendit, të ketë investime në të gjitha vendet. Kemi ide që të amnistohen borxhet e qytetarëve ndaj shtetit të krijuara për shkak të dënimeve dhe mbi baza të tjera”, theksoi Thaçi.

Në politikë, ai tha, se po angazhohen që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve dhe se do të sjellë ligj për amnisti të cilin do ta sjellin me qëllim që të mos vuajnë dënimin me burg të gjithë të dënuarit nga rastet e montuara politike./Telegrafi/

Exit mobile version