Site icon Telegrafi

Thaçi: Pas marrëveshjeve, Kosova dhe Maqedonia hapin rrugët për anëtarësim në NATO dhe BE

Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se gjatë takimit që ka pasur kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, e ka përgëzuar atë për qëndrimin e liderëve shqiptarë për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Postimi i Thaçi në Facebook:

Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin kemi bashkëbiseduar për gjendjen politike në Kosovë, Maqedoni dhe rajon.

E përgëzova liderin e PDSH-së për qëndrimin e liderëve shqiptarë për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Po ashtu, u pajtuam se kjo marrëveshjeje, për të cilën jam i bindur se do ta merr mbështetjen popullore në Maqedoni krahas marrëveshjes së ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapin rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit të shteteve të rajonit në NATO dhe BE.

Exit mobile version