Site icon Telegrafi

Thaçi: Parlamenti i ka vënë në lajthitje qytetarët e Kosovës (Video)

Presidenti Hashim Thaçi nuk është i kënaqur me rezolutën që ka nxjerrë parlamenti i Kosovës për ndryshimin e misionit të FSK-së në Ushtri.

Ai ka thënë se Kuvendi ka qenë dashur të kërkojë themelimin e ushtrisë.

“Mendoj që Kuvendi i Kosovës i ka vënë në lajthitje qytetarët e Kosovës. Ka qenë dashur që të udhëzojë themelimin e ushtrisë dhe jo të flas për koordinim me ndërkombëtarët. Ne jemi të koordinuar me ndërkombëtarët që 17 vjet”, ka thënë Thaçi.

Komentet i pari i vendit i ka bërë në një intervistë për RTV Dukagjinin që do të transmetohet të premten në kuadër të emisionit Personale.

Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka miratuar një rezolutë ku ka kërkuar që në koordinim me faktorin ndërkombëtarë në vend të ndryshohet misioni i FSK-së duke u i dhënë kësaj force karakter të Ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CPrWfKUktus

Exit mobile version