Telegrafi

Thaçi: Parakalimi i ushtarëve të FSK-së, plot krenari dhe dinjitet

I lumtur me parakalimin e ushtarëve të FSK-së për 11 vjetorin e Pavarësisë, është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se parakalimi i tyre ishte me plot dinjitet dhe krenari.

“Pas një dekade shtet dhe dy dekadave liri, Republika e Kosovës e festoi 11 vjetorin e shtetësisë me ushtrinë e saj. Parakalimi i sotëm i tyre ishte me plot krenari dhe dinjitet”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, disa batalione të FSK-së parakaluan për herë të parë pas transformimit në Ushtri, dhe këtë e bënë në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë.

Në këtë ceremoni presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi FSK-në si krenari të vendit. /Telegrafi/