Site icon Telegrafi

Thaçi: Nuk do të ketë më raste të montuara politike

Partia Demokratike Shqiptare është takuar me banorët e Kumanovës, takim në të cilin Menduh Thaçi akuzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin se shqiptarëve ju kanë sjellur vetëm gjak dhe burgje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se përmes ligjit për amnisti që do e sjell, do të lirojë nga burgu të gjithë ata që janë futur me raste të montuara politike.

Nga PDSH-ja deklaruan se do ta vazhdojnë fushatën e tyre dhe do të kenë takim pa ndërprerë me qytetarët për t’ua prezentuar programin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version