Telegrafi

Thaçi niset për një vizitë në Washington

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bruksel, ku kishte takuar ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është nisur për SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Zyra për Informim e Presidencës.

Nuk dihet nëse gjatë kësaj vizite Thaçi do të ketë takime me përfaqësues të Administratës Amerikane, pasi presidenca nuk ka dhënë detaje tjera.

Thaçi shkon në Washington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./Telegrafi/