Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit për humbjen e dy vëllezërve si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se sot të gjithë janë solidarë dhe ndajnë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri.
“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.
Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”, ka shkruar ai.
Ndërsa, zyrtarisht bëhet e ditur se 21 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë, kurse 45 persona janë nxjerr të gjallë nga rrënojat./Telegrafi/