Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga ka telefonuar familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku të cilëve u ka shprehur ngushëllime.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një postim në Facebook.
“Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”, ka shkruar Lushtaku.
Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve. /Telegrafi/