Telegrafi

Thaçi nga Buroja: Bajrami festohet më së miri me familje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.

Me këtë rast, ai ka publikuar një fotografi me nënën e babën e tij në fshatin e tij Burojë.

“Bajrami festohet më së miri në familje. Sot, në Burojë, me prindërit e mi: nënën Hyrë dhe babain Haxhi. Gëzuar! HTH”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook./Telegrafi/