Telegrafi

Thaçi: Nëse fiton BDI-ja, SHBA-të dhe BE-ja mund t’i vendosin bllokadë ekonomike Maqedonisë

PDSH-ja në kuadër të fushatës parazgjedhore ka qëndruar para banorëve të Zhelinës, ku para të pranishmëve u drejtua edhe Menduh Thaçi, i cili tha se represioni shtetëror që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, ndalet vetëm me ligjet e amnestisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Represioni shtetërorë ndalet me ligjet e amnistisë. E para për veprat penale që shqiptarët janë nëpër burgje kot, dhe e dyta shumica e shqiptarëve që janë nëpër burgje janë të dënuar në mënyrë drakonike. Ligji i dytë i amnistisë është falje e të gjitha borxheve që shqiptarët i kanë shtetit”, tha mes tjerash Thaçi.

Thaçi duke e akuzuar BDI-në si parti e cila nuk ka njohuri për proceset ekonomike dhe sociale në shtet, tha se nëse edhe kësaj radhe fiton BDI-ja, SHBA-të dhe BE-ja mund t’i vendosin bllokadë ekonomike Maqedonisë./Telegrafi/