Partia Demokratike sot e ka mbajtur tubimin qendrorë në qendër të Tetovës ku ka prezentuar platformën dhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit, informon Telegrafi Maqedoni.
Të pranishmëve ju drejtuan Azem Sadiku, Bekim Fazliu, Shpëtim Selmanaj nga AAK e Kosovës, Idriz Orana, Orhan Ibrahimi, Samir Rushiti, Adrian Useini, Imer Aliu, Meral Ferati, Bardhyl Dauti, dhe kandidatë tjerë.
Menduh Thaçi ju tha tetovarëve: “Miku jonë nga Amerika tha se këto zgjedhje janë historike. Ne sonte po ju japim zemër të gjithë shqiptarëve në Maqedoni. Këtyre faqezinjëve ditën e dielë dë to ju këputim këmbët. Nëse ju ma jepni votën unë nuk do të betohem para himnit të Maqedonisë. Politika e kriminelit ka kriju 500 varre në Maqedoni. Politika jonë do të hap bisedimin me NATO-n dhe do të fillojmë bisedimet me BE-në. Në 2020-tën Tetova do të jetë metropol. Ne i porosisim shqiptarët që të vin me neve. Unë dua të ju bëj kryelartë”, tha mes tjerash Thaçi.
Prezent ishte edhe këshilltari i Thaçit nga Partia Republikane nga SHBA-të, Henry Jones./Telegrafi