Telegrafi

Thaçi në piknik me zyrtarë të PDK-së (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me Adem Grabovcin, Ramiz Lladrovcin, Sami Lushtakun dhe disa persona të tjerë, ka kaluar pasditen e sotme në bjeshkët e Rugovës.

Në disa fotografi të shpërndara në Facebook nga nipi i Grabovcit, Valon Grabovci, shihet presidenti Thaçi së bashku me zyrtarët e PDK-së, tek shëtitin bjeshkëve të fshatit Haxhaj në Rugovë të Pejës, shkruan Telegrafi.

Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e kësaj “mbledhie” të presidentit Thaçi me zyrtarët e PDK-së. /Telegrafi/