Telegrafi

Thaçi në Paris, merr pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të armëpushimit mes Francës e Gjermanisë (Foto)

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka organizuar një ceremoni për shënimin e përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që solli përfundimin e Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor 1918.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me bashkëshorten e tij dhe gardën cermoniale ka pritur udhëheqësit e botës, ambasadorët dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. /Telegrafi/