Site icon Telegrafi

Thaçi në Paris: Integrimi i Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian, perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Paris ku sot ka marrë pjesë në seancën e Forumit të Paqes.

Kreu i shteti në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin dhe arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë. Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale. Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version