Telegrafi

Thaçi në New York nën përcjellje të “Secret Service”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në New York, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një Video të siguruar nga RTK, shihet që Thaçi është duke u përcjell nga protokolli shtetëror si dhe Shërbimi inteligjent Amerikan, i cili është përgjegjës për sigurinë e liderëve.

Gjatë ditës, Thaçi pritet të zhvillojë takime me presidenten kroate si dhe përfaqësues të Vatikanit.

Thaçi mbrëmë ishte pjesë e një darke pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kishte shtruar përfaqësuesja e Lartë, Frederica Mogherini.