Site icon Telegrafi

Thaçi në konferencën përmbyllëse me gazetarë: Demarkacioni, kriter i padrejtë për liberalizimin e vizave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën përmbyllëse për këtë vit me gazetarët, ka thënë se viti 2017 ishte vit i suksesshëm por edhe i sfidave për Kosovën.

“Viti 2017 ka qenë vit i suksesshëm dhe i disa sfidave jo të lehta. Po e përmbyllim këtë vit me numrin e njohjeve prej 115, dhe anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Kemi organizuar e dy palë zgjedhjeve, të lira dhe demokratike. Po ashtu kishim rritje ekonomike prej 4 për qind duke e përmbyllur këtë me nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”, ka thënë Thaçi.

Ai u shpreh se Kosova edhe vitin e ardhshëm do të hyjë me agjendë për konsolidim të brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Presidenti, ka thënë se u është mirënjohës mediave për punën e tyre, duke thënë se pa to puna e të gjitha institucioneve do të ishte e zbehtë.

“U jam mirënjohës për punën që keni bërë, dhe përcjelljen e punës së të gjitha institucioneve. Jam i bindur se pa punën tuaj kaq aktive puna e institucioneve do të ishte më e zbehtë. U jam mirënjohës secilit veç e veç e po ashtu të gjitha mediave si të shkruara ashtu edhe elektronike. Mediat do të mbeten faktorë kyç në zhvillimin dhe kultivimin e demokracisë, rritjes së transparencës dhe punës së institucioneve”, u shpreh Thaçi.

Ai ka komentuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale duke thënë se nuk ishte ideator i saj, por që atë kohë ishte bartës i institucioneve.

Tutje, ai është shprehur se nuk është president i interesave partiake, por i shoqërisë.

“Si president nuk më kanë udhëhequr asnjë shoqatë apo interes partiak, por interesi i shoqërisë. Iniciativa të tilla janë vullnet i lirë”, ka thënë ai.

Rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, presidenti Thaçi se është duke punuar që së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe kryeministrin

Ramush Haradinaj, të gjendet një zgjidhje e pranueshme, duke theksuar se do të bashkëpunojnë për këtë edhe me opozitën.

“Presim që shpejt të gjendet një zgjidhje për këtë”, tha Thaçi, duke thënë se është një kriter i padrejtë që i është vënë Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave.

Ai e  ka vlerësuar dialogun e zhvilluar deri më tani. Thaçi ka përmendur funksionalizimin e gjykatave në veri, doganat, mospasja e incidenteve etnike. Kreu i shtetit u shpreh se çdo marrëveshje si shtete mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi tha se Kosova nuk është Siri që të angazhohen të gjitha shtetet botërore, pasi Kosova është vend evropian.

Derisa tha se ia ka thënë edhe zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence se është e domosdoshme mbështetja dhe siguria e SHBA-ve.

Presidenti Thaçi foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë sikur mos të ishte nisma e tij për transformimin e FSK-së në FAK sot askush nuk do të fliste për këtë të drejtë të Kosovës.

Ai tha se në pjesën e parë do ta kenë koordinimin e plotë për transformimin e FSK-së në ushtri./Telegrafi/

Exit mobile version