Site icon Telegrafi

Thaçi: Na jepni votën që të luftojmë kundër të keqes dhe kriminalitetit të BDI-së

Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin përmyllës në Kumanovë, ku u prezantuan kandidatët e kësaj partie për NJZ2, bartës i të cilëve është Orhan Ibraimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para kumanovarëve foli edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili kërkoi votën e tyre për, siç tha, për të luftuar kundër të keqes dhe kriminaliteti të BDI-së në këto vite të qeverisjes.

Më tej, Thaçi deklaroi se nëse PDSH-ja vjen në pushtet, do të veprojnë baraz për të gjithë, pra edhe për ata që nuk do të votojnë PDSH-në. Ai theksoi se prioritet për këtë parti, që nga ditët e para, do të jetë Kumanova pasi që e meriton një gjë të tillë pas ngjarjeve të majit të kaluar, për të cilën, Thaçi fajin ia hodhi BDI-së./Telegrafi/

Exit mobile version