Kryetari i PDSH-së dhe funksionarë tjerë të PDSH-së kanë qëndruar në Ohër për të prezentuar platformën dhe kandidatët për deputetë të kësaj partie, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Përmes platformës tonë partiake angazhohemi për shpërndarje të barabartë të buxhetit, konsiderojmë se shqiptarët marrin vetëm dy deri tre për qind të tij. Kjo nuk do të thotë se paratë do të shpenzohen për pushka kundër maqedonasve, por për kushte të barabarta për jetesë për të gjithë në vend”, tha Thaçi në Ohër./Telegrafi/