Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, sot ka bërë homazhe në varrin e Arbën Xhaferit, ndërsa ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Thaçi tha se duhet të ketë marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, me të cilën të dy popujt do të jenë të barabartë.
“Neve shqiptarëve të Maqedonisë na duhet marrëveshje e fuqishme me maqedonasit, me të cilën do të jemi tërësisht të barabartë në ndarjen e interesave brenda shtetit, me Kushtetutë të njëjtë, simbolika e njëjtë, flamuri secili të vetin, përndryshe kjo humbje kohe me Marrëveshjen e Ohrit, vetëm e vërteton pashërueshmërinë e dëshirës së maqedonasve për të na dominuar dhe sunduar. Qëndrimi i tyre për të na dominuar ka karakteristikat e shteteve totalitare, apo perandorive diktatoriale”.
“Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis i detyrueshëm, jo e bollshme për të drejtat e shqiptarëve dhe tani i vuajmë këto kompromise dhe të them këtë marrëveshje të keqe”, tha mes tjerash Thaçi.
Ai u pyet për mosprezencën e tij në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tha se asnjëherë nuk ka marrë pjesë në përvjetorin e marrëveshjes, duke shtuar se ajo ishte marrëveshje e detyrueshme./Telegrafi/