Site icon Telegrafi

Thaçi: Majlinda dhe Nora pikat më të ndritshme të sportit tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pritur dy medalistet e Kampionatit Evropian, Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën, për të cilat tha se ato janë pikat më të ndritshme të sportit kosovar në botë.

Ai gjithashtu është shprehur i bindur se ato do të kenë sukses në Lojërat Olimpike që do të mbahen në këtë vit në Rio, transmeton Koha.net.

“Kampionet tona, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë pikat më të ndritshme të sportit tonë në botë”.

“Jam i bindur se puna e shkëlqyeshme e tyre do të kurorëzohet me një debutim ëndrrash në Lojërat Olimpike në Rio.

Exit mobile version