Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme dhe jo vetëm në muajin tetor.
Postimi i Thaçit në Facebook:
“Këto ditë përfundon fushata e sensibilizimit të opinionit për sëmundjen e kancerit të gjirit.
Me triumfin e tyre kundër kancerit, shumë gra në Kosovë janë shndërruar në frymëzim për shumë njerëz, duke iu dhënë forcë për jetë.
Lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme”(sic), ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/