Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka paraqitur përmes një videoja bukuritë e natyrore të Kosovës, gjegjësisht Liqenin e Ujmanit.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Liqeni i Ujmanit është perlë dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës.
“Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës”, shkruan Thaçi.
Ndryshe, Thaçi në shtator të 2018-së kishte vizituar Liqenin e Ujmanit.
Kjo vizitë kishte nxitur reagime të shumta në Serbi. /Telegrafi/