Partia Demokratike Shqiptare në kuadër të fushatës parazgjedhore mbrëmë kanë qëndruar në Cërnilishtë të Dollnenit, ku kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, premtoi se platforma e PDSH-së është e vetmja që ka zgjidh problemet e shqiptarëve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Që me fillimin e përbërjes parlamentare, propozimi ynë është që të sillet ligj për amnisti fiskale, apo falje të të gjitha borxheve që i kanë shtetit shqiptarët. Pse duhet të falen këto borxhe? Nëse borxhi total i shqiptarëve ndaj shtetit është 3 apo 4 milion euro, borxhi i shtetit ndaj këtyre qytetarëve për çdo vit është mbi 1 miliardë euro, pasi që paratë e grumbulluara nga këta qytetarë si taksapagues nuk u kthehen në investime, punësim dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës”, tha Thaçi.