Site icon Telegrafi

Thaçi: Liberalizimi, çështje orësh (Video)

Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, tani më kanë mbetur çështje orësh deri te finalizimi.

Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi që pati me presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Angazhimet e Kosovës për anëtarësimin në UEFA, por edhe procesi i liberalizimit të vizave përkojnë përafërsisht në të njëjtën kohë, është një koincidencë pozitive për vendin tonë.

“Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme  për rekomandimin e vinave nga Brukseli. Prandaj dua të potencoj  se procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën tani më nuk është  duke i numëruar ditët dhe javët por mund të themi se është  duke i numëruar orët”, theksoi ai.

Më tej, Thaçi tha se ky është një lajm i mirë, duke thënë se është një ostri e re për Kosovën edhe UEFA dhe liberalizimi, që njerëzit e Kosovës do të lëvizin lirshëm në të gjithë Evropën.

Për fund, Thaçi tha se liberalizimi i vizave ka qenë një vonesë e pa nevojshme nga Brukseli, por është meritë e jashtëzakonshme e të gjitha institucioneve të Kosovës, duke theksuar se ende mbetet për të bërë shumë për të ardhmen e sigurt evropiane. /Zëri/

Exit mobile version