Telegrafi

Thaçi: Kurti, Abazi e Sveçla për tri ditë kanë qëndruar në dhomat e përgjimit në PTK, pasi kanë ndalur kamerat

Presidenti Hashim Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se  Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Ai thotë se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”.

Thaçi ka këmbëngulur se këtu ka të bëjë me vepra penale.

Lexo po ashtu Thaçi i reagon Kurtit: “Regjimi i vjetër” i solli Kosovës lirinë e pavarësinë, regjimi i tij solli molotovin, zollat e djegien e institucioneve

“Kanë ndaluar kamerat duke bërë shkelje penale. Nuk ka dyshim këtu”, tha ndër të tjera Presidenti Hashim Thaçi./Telegrafi/