Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Srebrenicës, e cila ka ndodhur 24 vjet më parë, që sipas tij rikthej tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore – të popull vrasjeve masive.
Thaçi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se ky gjenocid i urdhëruar nga regjimi i Millosheviqit, ku u vranë rreth 8 mijë njerëz, ishte edhe një paralajmërim se deri në çfarë mase mund të shkonte çmenduria e regjimit serb.
Siç tha presidenti Thaçi, me të njëjtën logjikë, ky regjim vrastar vazhdoi masakrat edhe në Kosovë në vitet 1998-1999.
“Është fatkeqësi që edhe pas dy dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. Sot, 24 vjet pas masakrës së Srebrenicës, me dhimbje të madhe i kujtojmë tmerret që ndodhën atje”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/