Site icon Telegrafi

Thaçi: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot në Nju- Jork, se Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së jashtme për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO.

Ai gjatë një takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se Kosova është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Kroacisë për ndihmën e jashtëzakonshme për shtet-ndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sigurimin e një të ardhme të sigurt në rrugën euroatlantike.

“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s është ndër aktorët kryesorë rajonalë dhe është partnere strategjike e Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e stabilitetit dhe të paqes në rajon. Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së saj të jashtme, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit tha se Kosova ndan më Kroacinë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon, veçanërisht në orientimit euro-atlantik dhe në përballjen me sfidat e sigurisë.

Presidenti Thaçi e falënderoi kryeministrin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit kroat për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Exit mobile version