Site icon Telegrafi

Thaçi: Korrigjimi i kufijve mundet, por jo edhe shkëmbimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së vendit përgjatë vijave etnike për të zgjidhur një mosmarrëveshje rreth pavarësisë nga Serbia.

Ai në një intervistë sot për  Associated Press tha se është i hapur për të diskutuar “një korrigjim” të kufijve gjatë negociatave të vështira paqësore të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

AP përkujton se Qeveria serbe ka thënë se një zgjidhje e mundshme mund të jetë një shkëmbim territoresh në bazë ku përqendrohen pakicat etnike serbe dhe shqiptare – rajoni i Mitrovicës veriore të Kosovës për Luginën e Preshevës në Serbi.

Por, presidenti Thaçi i tha AP se çdo ndarje e tillë është “e papranueshme”.  Ai  tha se Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, pavarësisht kësaj.

Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndaluar një goditje të përgjakshme të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë, shkruan AP.

Exit mobile version