Flamurtari nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi me Gjilanin.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Alban Shillovës, ndërsa mysafirët barazuan pak para fundit të pjesës së parë.
Trajneri i Flamurtarit Arsim Thaçi është ndarë i kënaqur me barazimin e marrë në duel me Gjilanin, por mbetet i mendimit se skuadra e tij e ka merituar më shumë.
Thaçi gjithashtu u ankua për kushtet e vështira për lojë në stadiumin e Flamurtarit, ndërkohë po të zhvillohej ndeshja në një teren tjetër gjërat do ishin më ndryshe.
“Jam i gëzuar për futbollistët të cilët dhanë maksimumin. Pas lojes me Prishtinën besoj se kjo ishte ndeshja më e bukur e kampionatit. Krijuam mundësi në dy pjesët e lojës dhe patëm një mundësi të mirë në fraksionin e dytë që ta mbyllnim ndeshjen”.
“Por, kushtet e vështira për lojës, sidomos në pjesën e terrenit që është para portës i pa mundësojnë sulmuesit që të ndjehet komod. Sidoqoftë na mbetet që në ndeshjet tjera të tregomi më efikas pranë portës”, deklaroi pas ndeshjes Thaçi.
Kryetrajneri i kuqezinjve gjithashtu ka kërkuar nga futbollistët e tij për të vazhduar me këtë ritëm të lojës dhe ti lënë prapa vonesat në rroga, pasi që pagat do të kryhen, ndërkohë pikët e humbura nuk do të kthehen më.
Skuadra nga kryeqyteti kosovar, Flamurtari aktualisht renditet në pozitën e tretë me 15 pikë. /Telegrafi/