Telegrafi

Thaçi: Kemi arritur një fitore me shumë vështirësi

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, ka përgëzuar futbollistët e tij për fitoren e arritur ndaj Feronikelit.

Malisheva fitoi 1-0 me golin e realizuar nga Donart Vitija dhe tani pas pesë xhirosh, ata kanë tri fitore.

“Feronikeli ka lojtarë me përvojë, që ne nuk i kemi, por ajo që na bën të jemi skuadër më e mirë është dëshira për të arritur fitoren”.

“Ishte ndeshje e fituar me shumë vështirësi, por e rëndësishme është që kemi arritur te pikët e plota”, ka thënë Thaçi.

Malisheva është në vendin e dytë me 10 pikë. /Telegrafi/