Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se “kandidat i pranueshëm për PDSH-në do të ishte nëse vjen nga qeveria, me qëllim të normalizohet gjendje në shtet”.
Thaçi thotë se tryezë kanë qenë disa propozime, por ende është herët të flitet për ndonjë propozim konkret, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendojmë se është e rëndësishme ai person të vazhdojë në rrugën që është nisur, punë në institucione funksionale, hapjen e bisedimeve me BE-në dhe procesin e hyrjes në NATO”, tha Thaçi.
Më parë, kryeministri Zaev kishte takim me partinë Alternativa.
“Person mbipartiak me integritet, se sa anëtar partiak është më i pranueshëm për ne për kandidat presidencial”, tha Afrim Gashi pas takimit me kryeministrin Zaev./Telegrafi/