Presidenti Hashim Thaçi ka thënë sot se është i gatshëm t’i bëjë ftesë shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për ta udhëhequr dialogun me Serbinë.
Thaçi në një konferencë për media tha se është jashtëzakonisht inkurajues deklarimi i Hoti që edhe Presheva, Medvegja e Bujanoci duhet të jenë të Kosovës.
“Është jashtëzakonisht inkurajues deklarimi i zotit Hoti që edhe Presheva, Medvegja e Bujanoci e Presheva të jenë të Kosovës. Ky është avancim i pozicionit të informacionit politik dhe informacioneve tjera”, ka thënë Thaçi
“Pas këtij pozicioni të qartë të Hotit… unë jam i gatshëm ta ftoj zotin Hoti të udhëheq dialogun ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Ka eksperiencën politike, diplomatike, ka kredencialet akademike të reformave fiskale, ka autoritetin madhor në kuadër të kauzave kombëtare dhe të gjithë spektrin politik në këtë përpjekje të korrigjimit të kufijve dhe bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanoc=vcit6 me Kosovën”, ka thënë Thaçi.