Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova.
Me këtë rast, Thaçi ka lartësuar figurën e presidentit Rugova, duke thënë se vlerësimi për të është në kuadrin më të lartë, për personalitetin e tij sakrifikues , internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe për liri e pavarësi.
‘’Në kuadër të festive të nëntorit sot e nderojmë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore presidentin e parë të republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova për personalitetin e tij sakrifikues, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , për angazhimin e tij maksimal në internacionalizimin e çështjes së Kosovës”, tha Thaçi.
Ai do të vazhdojë homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.