Site icon Telegrafi

Thaçi: Gruevski dhe Ahmeti shqiptarët i kanë shfrytëzuar vetëm për eksperimente

PDSH-ja në kuadër të fushatës parazgjedhore ka realizuar takim me banorët e Mateçit, para të cilëve foli edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili tha se qeveria Gruevski-Ahmeti i kanë shfrytëzuar shqiptarët vetëm për eksperimente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Neve si popull shumë shpesh na shfrytëzojnë si eksperiment për të keq. Për fat të keq ngjarjet e ‘Lagjes së Trimave’ në Kumanovë me ndihmën e disa shqiptarëve në Qeveri, ishin eksperiment për të keq. Këta djem trima dhe të fortë të cilët e dëshmuan në disa luftëra, i futën në një kurth vetëm që të dëshmohet se qeveria e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, janë shumë të fortë dhe e garantojnë stabilitetin”, tha mes tjerash Thaçi.

Ai gjithashtu, ju premtoi të pranishmëve një gjyqësor të rifreskuar në të cilin shqiptarëve më nuk do tu bëhet padrejtësi./Telegrafi.

Exit mobile version